MENU
klinika

Ia kalon çështjen SPAK

Prokuroria shpall moskompetencë për dosjen e Selim Çekajt

06.08.2021 - 11:56

Dosja në ngarkim të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt, është marrë nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë, duke dërguar aktet në SPAK për grup të strukturuar kriminal. Këtë të premte, Gjykata do rivlerësoi masën e sigurisë. Selim Çekaj, u arrestua pas në kontejnerët ku kishte porositur banane, u gjetën rreth 49 kg kokainë.

Ashtu si edhe i biri, Selimi ndoqi të njëjtën rrugë dhe skemë për të fshehur kokainën. Sasia e drogës ishte futur në pjesët metalike të një kontenieri i cili ishte nisur nga porti i Guajakilit në Ekuador, kishte bërë një ndalesë në Mersini të Turqisë dhe destinacioni final ishte Porti i Durrësit.

Ngarkesa kishte rreth dy ditë në port, por policia ka pasur dyshime, se në kontenierin me banane ka pasur kokainë dhe në bashkëpunim me autoritetet portuale, bënë një skanim të dytë ku në shasinë e tij, u gjetën disa pako me madhësi të ndryshme.

Vetë porositësi i bananeve dhe kokainës, Selim Çekaj refuzoi që të ushtrohet kontroll i kontenierit dhe kërkoi që ta çojë në magazinën e kompanisë së tij, Ecoalmax, në Maminas. Magazina është e njëjta që ka qenë në përdorim edhe nga kompania në pronësi të djalit të tij, Arbër Garden, brenda së cilës në shkurt të 2018, u gjetën 613 kilogramët e kokainës.

Për këtë sasi droge, që vinte nga Kolumbia dhe ishte fshehur mes 20 ton bananeve, u arrestua shoferi i kamionit të kompanisë së Arber Çekajt, Armando Pezaku dhe menaxheri Donaldo Lushaj.

Ndërsa, Arbër Çekaj, u vu në pranga në Gjermani tre javë pas sekuestrimit të kokainës. Ai qëndroi në burg, ndërsa në shtator të vitit 2019 u ekstradua nga Gjermania për t’u përballur me akuzat e drejtësisë shqiptare. Prokuroria fillimisht kërkoi 21 vite burg për Çekaj, por pas gjykimit të shkurtuar, përfitoi ulje me 1/3-tat dhe u dënua me 14 vite burg.

Në seancat e zhvilluara ndaj tij, Arbër Çekaj, i ka mohuar gjithnjë akuzat që të ketë qenë ai personi që kishte porositur kokainën. Por siç duket, aktiviteti i trafikut të drogës, u mbajt gjallë nga babai i tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nën akuzë për trafikun e 49 kg kokainë

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për liri të Selim Çekajt


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin