Rënia e Perëndimit, duke huazuar titullin e një libri të filozofit Osvald Shpengler, është mënyra se si mund të përcaktojmë këtë pikë kthese në histori, që i sheh talebanët të ringjallen 20 vjet më vonë mbi “hirin” e aleancës perëndimore, e cila lindi si reagim ndaj sulmit terrorist kundër Kullave Binjake në Nju Jork.
Trupat që ranë nga një avion në aeroportin e Kabulit, dhe që të kujtojnë ata që u rrëzuan nga një helikopter nga Saigon apo nga Kullat Binjake, përfaqësojnë imazhin jo vetëm të ikjes nga përgjegjësia të Shteteve të Bashkuara, por të gjithë Perëndimit.
Një disfatë, ku janë të qarta problemet që ajo paraqet për të tashmen, por më pak të qarta dhe për këtë arsye më shqetësuese janë pasojat e ardhshme. Aktualisht është e qartë se kontrolli i talebanëve mbi Afganistan, do t’i ofrojë terrorizmit islamik një referencë të re ndërkombëtare dhe një shtet pritës të mundshëm, pra arsyet e fillimit të luftës dy dekada më parë.
Shenjat që ekziston rreziku i kthimit në gjendjen e mëparshme janë që të gjitha atje: komandanti i ri i përgjithshëm i talebanëve Haibatullah Akundzada është emëruar “Emiri i besimtarëve” nga kreu i Al Kaedës Ajman Al-Zauahiri, si shenjë e njohjessë autoritetittë tij.
Një nga udhëheqësit talebanë që foli për një media saudite është Golam Ruhani, iburgosurpër 8 vjet në Guantanamo nga amerikanët. Ndërkohë janë liruar të gjithë të burgosurit nga burgjet afgane, përfshirë një grup të madh xhihadistësh; Sheriati është sërish në fuqi, dhe gratë kanë humbur brenda 10 ditësh të gjitha arritjet e 20 viteve të fundit në aspektin e barazisë gjinore.
Dhe këto janë pasojat e menjëhershme. Bilanci i politikës së këtyre 20 viteve është edhe më i rëndë: për 10 ditë shteti afgan i ndërtuar nga perëndimorët, u shemb. Tërheqja e SHBA-së është shndërruar në një arratisje të palavdishme.
Në terren kanë mbetur 87 miliardët dollarë të investuar nga Shtetet e Bashkuara në 2 vitet e fundit, kryesisht në armatime moderne, të cilat tani e tutje do të përdoren nga talebanët.
Për të mos përmendur fatin që e pret atë pjesë e popullsisë afgane që ka bashkëpunuar apo që ka mbështetur bastin për ardhjen e demokracisë edhe në këtë pjesë të harruar të botës: çfarë do të ndodhë, por mbi të gjitha kush do t’i besojë tani e tutje fjalës së Perëndimit në zonat më të rrezikuara të planetit?
Kjo është shenja dalluese e një tërheqjeje, e cila është shndërruar në një humbje, e vendosur në kuadrin e të qenit politikisht korrektë, me pakujdesinë më të keqe si në analizimin e realitetit afgan, ashtu edhe në aspektin e organizimit ushtarak të ushtrisë vendase.
Për imazhin e presidentit amerikan Xho Bajden, tërheqja kaotike nga Afganistan, mund të jetë po aq e dëmshme sa qasja që pati Niksoni ndaj luftës në Vietnam.
Leksioni që mëson SHBA-ja nga kjo ngjarje, është se kur përfshihesh në një ndërhyrje të armatosur ndërkombëtare, nuk mund t’i japësh asaj fund kur të leverdis ty.
Përndryshe është më mirë të hiqet dorë nga një sipërmarrje e tillë. E njëjta gjë vlen edhe për Evropën, e cila duhet të pretendojë në të ardhmen një përfshirje më të madhe në vendimet e Uashingtonit: Vietnami kishte të bënte vetëm me SHBA-në, por ajo çka do të ndodhë tani në Afganistan do të ketë pasoja serioze për të gjithë Perëndimin.
Sidomos nëse janë zgjedhje që ndikojnë në skakierën botërore:në fakt prapa disfatës së Kabulit, spikat hija e Kinës; dëshira e saj për të vënë në dyshim ekuilibrat e vjetër në kuadër të synimeve hegjemoniste të Pekinit. Në ekonomi, por jo vetëm. / Nga Augusto Minzolini “Il Giornale” – Bota.al