MENU
klinika

Aksi Kardhiq-Delvinë

Rama publikon pamje nga tuneli i Skërficës

30.08.2021 - 17:30

E kthyer tashmë në një traditë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të publikojë pamje nga Tuneli i Skërficës, ndërsa punimet po vijojnë me synimin që kjo vepër infrastrukturore të mbyllet sezonin e ardhshëm turistik. Nën tingujt e muzikës “You can do anything”, pra “Ti mund të bësh gjithçka”, si për të motivuar ndjekësit Rama uron një ditë të mbarë.

“Mirmëngjes dhe me energjinë pozitive të punës që vazhdon në kantierin e Tunelit të Skërficës, vepra më e rëndësishme e aksit të ri kombëtar Kardhiq-Delvinë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Me datë 23 gusht kanë përfunduar gërmimet e Tunelit të Skërficës. Sipas ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, kanë përfunduar 65% e punimeve, ndërsa do të vijohet me asfaltimin dhe ndriçimin e tunelit. Aksi Kardhiq-Delvinë përbëhet nga 8 lote, ku 3 lotet e para kanë përfunduar, lotet 4, 5 dhe 6 janë në proces ku deri më tani janë realizuar më shumë se 90% e punimeve, ndërsa loti 8 është i fokusuar kryesisht në vendosjen e elementëve të sigurisë rrugore si dhe forcimin e skarpateve.

Tuneli i Skarficës do të shkurtojë me 3 orë rrugën Tiranë-Sarandë, por njëkohësisht do të afrojë bregdetin me qarkun e Gjirokastrës dhe duke krijuar kështu një treg të përbashkët për këto dy rajone.

VIDEO-Kliko këtu