MENU
klinika

Tronditet merkatoja

Real ofroi 160 mln, PSG do 200 mln euro për Mbappe

25.08.2021 - 11:01

Oferta e Real Madrid për PSG-në në lidhje me Mbappe ka tronditur tregun europian të transferimeve në futboll. E përditshmja franceze “L’Equipe” hapi edicionin e saj sot duke nxjerrë në pah ofertën e “Los Blancos” me titullin “Real sulmues”.

Gazeta franceze raporton më pas se, megjithëse PSG e refuzoi ofertën e parë të spanjollëve, menaxhmenti i parizienëve ka mbetur i befasuar nga shuma e propozuar për 22-vjeçarin në vitin e fundit të kontratës.

Megjithatë, shton “L’Equipe”, PSG do ta marrë parasysh ofertën e Realit vetëm nëse tejkalon 200 milionë euro. Synimi i Al-Khelaïfi do të ishte ta mbante Mbappe, por lojtari tashmë ka përsëritur se nuk do të rinovojë me PSG-në.

Mbappé, në fakt, shpreson që të dyja klubet të gjejnë një marrëveshje pa u detyruar të largohet keq nga kryeqyteti francez. Synimi i tij duket i qartë: dëshiron të luajë për Real Madridin, por është i lumtur në Paris dhe do të presë zhvillimin e ngjarjeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin