MENU
klinika

Statistika mbresëlënëse

Rekord evropian, Bayern mposht Real Madrid

24.08.2021 - 18:45

Nuk ka të ndalur makineria bavareze. Bayern Munchen koleksionon një tjetër rekord pas suksesit 3-2 të arritur të dielën në mbrëmje kundër Koln në “Allianz Arena”.

Kampionët e Gjermanisë kanë shënuar në ndeshjen e 74 të njëpasnjëshme zyrtare. Asnjë skuadër në 5 kampionatet kryesore të Europës (Gjermani, Angli, Francë, Itali, Spanjë) nuk ka arritur deri këtu.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Real Madrid me 73 ndeshje mes 2016-ës dhe 2017-ës, por skuadra e trajnerit Nagelsmann ka zgjatur vijën me golin e Robert Lewandowski që ka hapur ndeshjen kundër Koln të dielën e kaluar.

“Është një gjë e bukur për spektatorët që shënohen gjithmonë gola kur luajmë”, ka thënë kapiteni Manuel Neuer, i cili mungoi në ndeshjen e fundit për shkak të një dëmtimi.

Në 74 ndeshjet rekord, Bayern ka shënuar një total prej 214 golash. Hera e fundit pa gola për Bayern ka qenë më 9 shkurtin e 2020-ës në një barazim 0-0 kundër Leipzig.

Në atë kohë, Julian Nagelsmann ishte akoma trajneri kundërshtar. 72 nga 214 golat janë shënuar vetëm nga Lewandowski. “Është një nga arsyet e këtij rekordi”, – ka thënë Serge Gnabry, i cili ka shënuar golin e dytë dhe të tretë kundër Koln-it.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


UEFA me çmim special për mjekët

Eriksen bën dedikimin: Më keni shpëtuar jetën!