MENU
klinika

"Keni afat deri më 3 shtator"

Rifreskohet KLGJ, bën thirrje për aplikim për tre vendet vakante

31.08.2021 - 16:06

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të ndryshojë tre anëtarë të rinj në radhët e gjyqtarëve.

Brunilda Kadi, Medi Bici dhe Ilir Toska nuk do të jenë më pjesë e KLGJ-së dhe do të zëvendësohen nga të tjerë.

Përmes një njoftimi, vetë KLGJ-ja bën thirrje për aplikim dhe për kontribuimin në konsolidimin dhe zhvillimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, të paanshëm, transparent dhe të përgjegjshëm në drejtësi.

Çdo gjyqtar, veçanërisht ata që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar mund të aplikojnë deri më 3 shtator të vitit 2021.

Njoftimi i KLGJ:

Këshilli inkurajon çdo gjyqtar, veçanërisht ata që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar, të shprehin interesin për të qenë pjesë e KLGJ-së! Në dhjetor, KLGJ do të përtërihet me 3 anëtarë të rinj nga radhët e gjyqtarëve. Kjo është një mundësi, një thirrje për të kontribuuar në konsolidimin dhe zhvillimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, të paanshëm, transparent dhe të përgjegjshëm në drejtësinë që të gjithë duam, për fëmijët tanë dhe të ardhmen e tyre, drejtësinë që pret e meriton çdo qytetar i këtij vendi! Mos hezito! Bëhu pjesë e ndryshimit që nisi me reformën në drejtësi! Bëhu pjesë e garës për të qenë anëtar i KLGJ-së! Afati i fundit i kandidimit, sipas thirrjes së shpallur përmes njoftimit publik nga Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, është data 3 shtator 2021. Tre vendet vakante nga rradhet e gjyqtareve i perkasin Brunilda Kadi Medi Bici dhe Ilir Toska.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN