MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të japim ndihmën e parë në plagë dhe diegie?

08.08.2021 - 10:25

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të japim ndihmën e parë në plagë dhe diegie?

Mjeku: Çdo ditë ndodh që nga aksidente, sëmundje akute apo helmime, shumë njerëz humbasin jetën ose vuajnë, për shkak se ata nuk dinë si të japin ndihmë vetes dhe të tjerëve.

Në kohë normale mësoni sesi me anë të masave të ndihmës së parë, të jeni i aftë të shpëtoni veten tuaj dhe të tjerët në rast se dikush ka:

Plagë;
Gjegie;
Hemorragji etj.
Të dish si të japësh ndihmën e parë dhe tëmësosh të tjerët të japin atë për të shpëtuar jetë njerëzore është veprim human. Këto mësohen në kurset që kryen Kryqi i Kuq Shqiptar.

Plagët
Plagët krijohen nga dëmtimi pjesërisht ose tërësisht i lëkurës nga faktorë të ndryshëm mekanikëm etj.

Plagët shoqërohen me:

-dhimbje;

-hemorragji;

-prirje infeksioni nga mikrobe që formojnë qelb, mikrobet e tetanosit dhe të tërbimit në rastin e plagëve kafshuese nga kafshët etj.

Ndihma e parë
-vendoset i plagosuri ndenjur ose shtrirë në një pozicion të rehatshëm për të.

-veproni shpejt duke ushtruar presion.

Lidhet plaga me material steril dhe gjatë kësaj:
-mënjanohet prekja e plagës me duar, përdorni doreza ose qese plastike;

-nuk ndërmiret pastrimi ose dezinfektimi i plagës;

-nuk përdoren medikamente mjekësore apo barna popullore;

-nëse ka trupa të huaj në plagë mos i hiq ato;

-pjesa e plagosur e trupit vendoset në pozicion të qetë;

-rekomandohet vizitë e menjëhershme te mjeku jo më vonë se 6 orë. Në rast të kundërt mund të ndodhin komplikacione të rënda madje jetë kërcënuese.

Djegia
Si duhet të veproni?

-freskoni vendin e djegies sa më shpejt që të jetë e mundur me ujë të rrjedhshëm në një rubinet me ujë të ftohtë ose të vakët.

-ftohja me ujë të bëhet për një periudhë 15-20 minuta, deri sa të largohen dhimbjet.

-largoni rrobat apo bizhuteritë nëse nuk janë ngjitur me lëkurën.

-vendosni një rrobe të njomë pasi keni freskuar djegien.

-mos i hapni flluskat e shkaktuara nga djegia.

-mos përdorni (antibiotik) kremra kur jeni duke dhënë ndihmën e parë.

-këshilloni të aksidentuarin që të shkoj tek mjeku.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim