“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si të parandalosh alergjinë nga kikiriku tek fëmijët?
Mjeku: Siç e di çdo prind që ka fëmijë me alergji ndaj kikirikut, ju duhet të jeni jashtëzakonisht vigjilentë, gjatë gjithë kohës. Edhe kur fëmijët janë mjaft të rritur për të ditur si të shmangin kikirikët dhe ushqime të tjera potencialisht të pasigurta, gjithmonë ekziston mundësia e ekspozimit aksidental. Pasojat mund të jenë të ndryshme nga kruajtja deri tek dhimbjet e barkut dhe tronditja anafilaktike, gjë që është e tmerrshme për një prind qoftë edhe ta mendojë. Por një studim i ri po ofron shpresë për parandalimin e reaksionit të rëndë alergjik.
Edwin Kim MD, një profesor ndihmës i mjekësisë në UNC School of Medicine, ka dy fëmijë me alergji nga arrorët dhe e di se sa e frikshme mund të jetë për prindërit. Ai drejtoi studimin për këtë imunoterapi sublinguale (ose SLIT), e cila ndihmon në desensifikimin e sistemit imunitar në sasi më të mëdha të proteinave të kikirikut. Procesi përfshin vendosjen e një sasie të vogël të proteinave të lëngshme të kikirikut nën gjuhë, që përthithen menjëherë në rrjedhën e gjakut. Mjekët fillojnë me sasi shumë të vogla, pastaj e rritin ngadalë me kalimin e kohës.
Por Kim paralajmëron që edhe në një skenar të rastit më të mirë, kjo nuk do të shërojë alergjitë e askujt.
Ka pasur disa efekte anësore të vogla me SLIT, por asgjë të dëmshme: Më e zakonshme ishte kruajtja përreth gojës, e cila zgjati rreth 15 minuta dhe nuk kërkonte ndonjë trajtim. Studimi u bë gjatë një periudhe prej disa vitesh dhe efektet e vogla anësore nuk e trembin asnjë nga pjesëmarrësit.
“Pjesëmarrësit e SLIT toleruan midis 10 dhe 20 herë më shumë proteina të kikirikut sesa do të duhej që dikush të sëmuret”, tha Kim. Ai dhe ekipi i tij po studiojnë gjithashtu SLIT në fëmijët e moshave 1 deri në 4 vjeç, sepse të dhënat sugjerojnë se fëmijët më të vegjël kanë një përfitim më të fortë dhe më të qëndrueshëm për imunoterapinë.
“Ne përqendrohemi në idenë se nuk ka asnjë ilaç të përsosur për alergjinë ushqimore,” paralajmëroi ai. “Do të duhet të ketë shumë vendime të përbashkëta midis mjekëve, pacientëve dhe prindërve se cila metodë e trajtimit është më e mira për secilin pacient”.
Ndërsa nuk mendon se kjo do t’i ndihmojë të gjithë, ai beson se do të ndihmojë disa dhe për prindërit e shqetësuar, ky mund të jetë një lajm shumë i mirëpritur.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.