MENU
klinika

Këshilla angleze

”Si t’i gatuajmë burrat: 250 receta”

23.08.2021 - 14:23

        Zbulohet në një shtëpi të vjetër, të braktisur, një botim i pazakontë. Libri 110-vjeçar me këshilla gatimi, përfshin edhe recetën perfekte “sesi të gatuash burrin”.

Me titull “250 receta të përditshme”, libri përmban shumë gatime për amvisat, krahas humorit të hollë anglez.

Në njërën prej tyre, ku tregohet mënyra më e mirë për të “gatuar burrin”, lexohet:

“Shumë burra, llastohen gjatë gatimit. Disa, i lënë burrat gjithë kohës në ujë të ngrohtë, të tjerat i lënë në të ftohtë, me indiferencë, ndërsa ka prej tyre që i djegin fare.

Burri, nuk del i mirë nëse nuk gatuhet siç duhet, por bëhet shumë i shijshëm kur gatuhet mirë”.

Receta vazhdon:

“Kur zgjidhni burrin, mos shkoni në pazar, pasi burrat më të mirë vijnë vetë te dera.

Lidheni në tenxhere me një litar të fortë që quhet “rehati”, pasi litari “detyrim” del i dobët. Nëse ankohet dhe lëviz shumë, mos u mërzisni, pasi disa burra kështu bëjnë derisa “ziejnë”.

Shtoni pak sheqer në formë “puthjesh”, por jo verë ose piper.

Pak spec djegës i bën më të mirë, por me pikatore”.