MENU
klinika

Nga Alfred Peza

Të gjithë kanë ardhur e ikur, përveç Sali Berishës e Ilir Metës

30.08.2021 - 20:09

Nga Alfred Peza

Luan Rama ishte student i gjuhë letërsisë në Universitetin e Shkodrës, këtu e mbi 30 vjet më parë dhe fitoi një konkurs njohurish në Radio Televizionin Shqiptar, kur Sali Berisha ishte pedagog i Mjekësisë dhe Sekretar i PPSH në QSUT. Pas kësaj nisi punë si gazetar te “Zëri i Popullit”, kur Sali Berisha shkruante në kuadër të një fluksi artikujsh nga intelektualët e fundiviteve ‘80, që kërkonin të krijonin iluzionin e nisjes së erës së ndryshimeve edhe në Shqipëri ndësa Muri i Berlinit po shembej.

Luan Rama sot dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet në LSI, pas një karriere politike 25 vjeçare si deputet dhe ministër, ndërkohë që Sali Berisha vijon të mbetet po aty ku e kemi parë që nga dhjetori ‘90: Lideri real i PD dhe i opozitës shqiptare. Ndërkohë që në këto tri dekada u bë President i parë pluralist, Kryeministër për 8 vjet dhe Kryetar i partisë më të madhe të spektrit politik të djathtë.

Përpara zgjedhjeve të 25 prillit të këtij viti, u larguan nga politika Vasilika Hysi, Besnik Baraj, Eglantina Gjermeni, Sadi Vorpsi, Genc Ruli, Genc Pollo… Menjëherë pas zgjedhjeve u tërhoq Tom Doshi. Më pas, në Kongresin e PS, edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi bëri një dalje dinjitoze nga skena e madhe. Mark Marku e dorëzoi mandatin e deputetit të PD pak ditë më parë, duke u tërhequr gjithashtu.

Dalja nga skena është kthyer në traditë tashmë, kur kujton largimin e Fatos Nanos, Dritëro Agollit, Servet Pëllumbit, Sabri Godos, Namik Dokles, Valentina Leskajt, Arta Dades… Të gjithë me një të përbashkët: Patën një kohë kur u futën në skenën e madhe dhe një kohë tjetër, kur u tërhoqën. Dhanë më të mirën dhe morën jo pak, e dolën në pension apo vijuan angazhimet e tyre. Disa për të qenë ende aktivë në fushën akademike si Selami Xhepa, Valentina Duka, Fatos Klosi, Skënder Gjinushi, Pëllumb Xhufi…

Pas Sali Berishës, është edhe një tjetër politikan që ka qenë në skenë ditën e parë të pluralizmit e vijon të mbahet ende me thonj duke mos dhënë asnjë shenjë, se mund të tërhiqet vetë. Është Ilir Meta. Pak më i vogël në moshë se Luan Rama, por ka mbajtur më tepër poste dhe funksione se kushdo tjetër i angazhuar në politikën e këtyre 30 viteve. Jo vetëm si deputet, ministër e zv. Kryeministër, por edhe Kryeministër, Kryetar Parlamenti dhe President i Republikës.

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë sëbashku 60 vjet në politikë në një sistem pluralist, ndërsa Enver Hoxha qëndroi në diktaturën moniste 40 vjet. Ashtu si udhëheqësi komunist, iku nga skena pasi u nis për në botën tjetër, Sali Berisha e Ilir Meta sa të jenë gjallë duket se nuk kanë ndërmend të largohen me vullnetin e tyre personal. E ta mendosh se Sali Berisha, ishte lideri i partisë së parë antikomuniste dhe Ilir Meta përballë Ramiz Alisë, ditën që u vendos pluralizmi politik në Shqipëri.

Sot PD mbledh Këshillin Kombëtar për të marë disa vendime të karakterit të brendshëm organizativ, ku disa politikanë të vjetër si Edmond Spaho po hapin krahun dhe disa më të rinj, po ngrihen në hierarkinë e saj. Por për Sali Berishën, as nuk është thënë, e as nuk do të thuhet as edhe një fjalë. Megjithse plot një muaj më parë, nga oborri i SHQUP më 30 korrik, Ambasadorja e SHBA Yuri Kim i kërkoi PD që “lideri historik” të mos jetë më pjesë e Grupit Parlamentar në shtator.

Edhe bëjnë sikur habiten ende disa, se përse nuk kanë shkuar mirë punët, në këto 30 vjet në Shqipëri. Përgjigja është shumë e thjeshtë: Tranzicioni nuk ka për të përfunduar në këtë vend, për aq kohë sa ata që u ngritën në emër të shqiptarëve për të sjellë pluralizmin në monizëm, të mos jenë më të vetmit monistë politikë në pluralizëm!

REMOTE_ADDR:[]
Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin