Ceremonia do ta zhvillohet nesër, gjatë hedhjes së shortit të Champions League, por mësohet se Jorginho do të jetë fituesi i trofeut të “Lojtarit të Vitit UEFA”, sipas mediave në Itali dhe Angli. Ai është në garë për çmimin prestigjioz përkrah shokut të tij të skuadrës, N’Golo Kante.
Gjithashtu edhe Kevin De Bruyne, por me arritjet e këtij viti, Jorginho i ka kaluar të dy dhe kështu do të sigurojë trofeun e lakmuar. Italiani fitoi Champions League, Superkupën e Europës dhe mbi të gjitha, Kampionatin Europian.
Jorginho siguroi brenda pak muajsh tre trofetë më të rëndësishëm në kontinent dhe kjo, sipas burimeve në media, i ka dhënë votat e nevojshme që ai të jetë fituesi. Në fakt emri duhej të bëhej publik nesër në ceremoninë e UEFA-s në Stamboll, paralelisht me shortin e fazës në grupe të Champions.
🏆 As well as the UEFA President’s Award for the heroes who saved Christian Eriksen’s life, this week will also see #UEFAawards presented to the 2020/21 UEFA Men’s and Women’s Player and Coach of the Year, as well as #UCL, #UWCL and #UEL honours.
More info: ⬇️
— UEFA (@UEFA) August 24, 2021
Për lojtarin, një sukses i tillë e bën edhe favoritin kryesor për të fituar “Topin e Artë” në këtë sezon. Aty pritet të ketë konkurrencë më të ashpër edhe nga Lionel Messi dhe Robert Leëandoëski, për arritjet e tyre gjatë vitit.