MENU
klinika

Zjarrfikësja izolon flakët

Zjarr në ferra e shkurre në Pogradec, digjen edhe goma!

20.08.2021 - 17:16

Pavarësisht masave ndëshkuese që parashikon kodi penal, zjarrëvënësit nuk dinë të ndalen.

Paraditën e sotme i është vënë zjarri një masivi me ferra e shkurre të cilat në brendësi kishin edhe goma të vjetra makine.

Ndërhyrja e zjarrfikëses në kohë ka arritur të izolojë zjarrin i cili rrezikoi edhe një njësi shërbimi serivsi aty pranë.

Ndotja e krijuar në ajër si pasojë e djegies së gomave e lartë. Në vendgjarje ndodhet edhe policia.