MENU
klinika

Forcat operacionale në terren

Zjarret/ Peleshi: Janë shuar vatrat në Thirrë e Munellë

12.08.2021 - 14:16

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka treguar situatën e zjarreve në vend. Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, ai thotë se të gjitha vatrat në fshatrat Thirrë, Munellë e Domgjon në Mirditë janë shuar.

Aktualisht ka vetëm një vatër në fshatin Patelej në bashkinë Lezhë, ku dhe është angazhuar helikopteri për normalizimin e situatës. Një vatër zjarri është evidentuar në malin e Tërbunit, ku janë angazhuar disa forca operconale për të vendosur gjendjen në kontroll.

Postimi i ministrit Peleshi:

Në të gjithë vendin kanë mbetur pak vatra zjarri ende të pashuara, ndërsa tashmë është fituar beteja në Karaburun e Dukat.
Të gjitha vatrat që ishin në fshatrat Thirrë, Munellë e Domgjon në bashkinë Mirditë janë shuar.
Mbetet ende një vatër në fshatin Patalej në bashkinë Lezhë, ku është angazhuar edhe një mjet helikopter për shuarjen e flakëve nga ajri. Por situata është nën kontroll.

Në Majën e Rrunës, në njësinë administrative Malzi të Kukësit situata është nën kontroll. Po punohet për shuarjen përfundimtare edhe të disa vatrave të vogla.

Është raportuar një vatër zjarri në zonën pyjore, në malin e Tërbunit në Pukë, ku janë angazhuar forcat e shërbimit pyjor, të zjarrfikëses, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe banorë të zonës për të vënë situatën nën kontroll.