MENU
klinika

''Shtëpia e miqve''

Zjarri Sarajeve të Toptanasve, akademiku Riza: Vlera unikale

17.08.2021 - 16:05

         Sarajet e Toptanasve u ndërtuan më 1833, si shtëpi pritëse për miqtë e familjes së Selim Pashë Toptanit. Kompleksi me arkitekturë me elemente orientale dhe dekoracione me motive floreale në pjesën e drunjtë, kishte përveç dhomave, puse, ambiente ndihmëse e porta.

Të dhënat historike tregojnë se ka qenë për një kohë të shkurtër, seli e ambasadës amerikane në Shqipëri dhe ambienti i të parës Bibliotekë Kombëtare më 1920, kur ajo u themelua.

Akademiku Emin Riza, rrëfen përt mediet, vlerat e godinës.

“Një banesë që është përdorur për miqtë, se ishte familje e madhe.

Duke qenë më zgjidhje të përshtatshme kompozicionale dhe funksionale, nuk ka ndier nevojën për të bërë ndërhyrje të herëpashershme, ndaj ruan plotësisht planimetrinë dhe volumentrinë origjinale dhe është objekt i rëndësinë së veçantë” – shprehet ai.

Riza, specialist i banesës popullore në kohën kur godina u shpall monument kulture, në vitet 1970, ka punuar për disa dekada në këto embiente, që shërbyen edhe si Drejtoria e Institutit të Monumenteve deri në vitin 2000, kur iu kthye ish-pronarëve.

Sipas tij, dëmet nga zjarri janë të riparueshme.

“Duhet ta rindërtojnë. Ka dokumentacionin e duhur që ruhet në IMK, me ka fotografi dhe vizatime për tavanin, që mund të rindërtohet siç ishte”, tha Riza.

Ministrja e Kulturës, Margatiti, duke dënuar zjarrëvënien tha se është bërë kallëzim në polici, ndërsa konfirmoi lajmin se objekti do të kthehet në institucion kulturor publik, duke ruajtur vlerat. Ndërsa presidenti Meta, duke e cilësuar gjenocid kulturor e barbari ndaj identitetit kombëtar, akuzoi se zjarret, vihen në funksion të ndërtimit të kullave dhe babëzisë së shfrenuar të betonit.