“Le Matin” ka botuar, të premten e 7 shtatorit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratën e Mbretit Zog, për ”Daily Express”, ku ka shpjeguar asokohe arsyen e themelimit të monarkisë – që, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e sjell për publikun shqiptar.
Zogu I dëshiron të sigurojë mirëqenien e popullit të tij
Londër, 6 shtator. – Telefon. Matin. – Në një intervistë me të dërguarin e posaçëm të ”Daily Express” në Tiranë, Zogu I ka deklaruar:
Rezultatet e para të themelimit të monarkisë, do të jenë çlirimi i vendit tim, nga përpjekjet partiake.
Presidenti i republikës është domosdoshmërisht i detyruar të favorizojë ata që e zgjodhën atë, ndërsa partitë e tjera, manovrojnë vazhdimisht për ta zëvendësuar atë, me një nga kandidatët e tyre.
Mbreti do të jetë mbi partitë.
Ai do t’i shërbejë vetëm kombit.
Ministritë, ushtria dhe xhandarmëria do të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me monarkun, pa kaluar nëpërmjet ndërmjetësve.