MENU
klinika

Deklarata ''largpamëse''

Zogu I: Mbretëri, ndryshe nuk çlirohemi nga partitë!..

31.08.2021 - 10:32

          “Le Matin” ka botuar, të premten e 7 shtatorit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratën e Mbretit Zog, për ”Daily Express”, ku ka shpjeguar asokohe arsyen e themelimit të monarkisë –  që, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e sjell për publikun shqiptar.

Zogu I dëshiron të sigurojë mirëqenien e popullit të tij

Londër, 6 shtator. – Telefon. Matin. – Në një intervistë me të dërguarin e posaçëm të ”Daily Express” në Tiranë, Zogu I ka deklaruar:

Rezultatet e para të themelimit të monarkisë, do të jenë çlirimi i vendit tim, nga përpjekjet partiake.

Presidenti i republikës është domosdoshmërisht i detyruar të favorizojë ata që e zgjodhën atë, ndërsa partitë e tjera, manovrojnë vazhdimisht për ta zëvendësuar atë, me një nga kandidatët e tyre.

Mbreti do të jetë mbi partitë.

Ai do t’i shërbejë vetëm kombit.

Ministritë, ushtria dhe xhandarmëria do të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me monarkun, pa kaluar nëpërmjet ndërmjetësve.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit