MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi nis sot

​Lajçak: Ka shumë çështje urgjente për t’u diskutuar

07.09.2021 - 11:21

Në Bruksel sot nis raundi i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pritet të takohet sot me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Lajçak derisa ka treguar për takimin që do të zhvillojë sot ka thënë se ka shumë çështje urgjente për t’u diskutuar.

“Sot dhe nesër, unë do të mbaj takime me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga Kryenegociatorët e tyre Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Ka shumë çështje urgjente për t’u diskutuar dhe unë pres të gjej një mirëkuptim të përbashkët në rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak në Twitter ./21Media