MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

1 milion vs. 740 mijë vota

28.09.2021 - 09:08

Kur Berisha u fut në sallën e Kuvendit të PD-së në mes të korrikut, u prit me brohorima nga të pranishmit, pavarësisht se disa javë më parë ishte shpallur persona non grata nga Departamenti i Shtetit amerikan. Pas asaj pritje triumfale nga kuvendarët demokratë, shumëkujt (përfshirë edhe shkruesin e këtyre rreshtave), as që i shkonte mendja se Basha do ta pezullonte Berishën nga grupi parlamentar i PD-së për sesionin në vazhdim.

Dhe pas atij pezullimi, që Berishanuk e kapërdiu dot, iu turr furishëm ish-beniaminit tëvet të 16 vjetëve të fundit. Me foltoret e zjarrta që po zhvillon, ai po përgatit terrenin për ta shkarkuar Bashën përmes një referendumibrenda partisë, që mund të realizohet vetëm në qoftë se shumica e kuvendarëve demokratë e mundëson atë.

Kuptohet që qindra mijë votuesit e thjeshtë të djathtë nuk mund të marrin pjesë në foltoret e Berishës apo në Kuvendin e PD-së, por votat e tyre do tëduhen kur koalicioni i PD-së të garojë në zgjedhjet e rradhës përballë PS-së. Dhe jo të gjithë votuesit e atij koalicioni janë po aq të zjarrtë sa pjesëmarrsit e foltoreve të Berishës. Një pjesë e votuesve të koalicionit (sidomos votuesit e partive satelite) janë pragmatistë. Ata i kanë dëgjuar me vëmendje urimet që bëri ambasadorja amerikane për riardhjen e PD-së në pushtet, fill pas takimit me Bashën në selinë e kësaj të fundit…

Pra, edhe në qoftë se Berisha ia del ta shkarkojë eventualisht Bashën (dhe të zgjedhë një beniamin të ri të tij në krye të PD-së, apo të dalë vetë në krye), si edhe në qoftë se SPAK-u nuk ndërmerr ndonjë veprim konkret ndaj tijderi në zgjedhjet e ardhshme, problemi është se PD-sëdo t’i duhet çdo votues i koalicionit që ka patur deri më sot (madje as ata nuk do t’i mjaftojnë).

Kështu, në zgjedhjet e vitit 2009, kur Berisha ngjizi koalicionin më të madh të djathtë (dhe kur ishte i gjithëpushtetshëm si kryeministër), partitë e djathta morën gjithsej 740 mijë vota. Ndërsa në zgjedhjet e 2013, kur Rama ngjizi koalicionin më të madh të majtë (dhe PS-ja ishte në opozitë), partitë e majta morën pothuaj 1 milion vota…

Shumë votues të asaj kohe janë larguar nga Shqipëria, apo janë larguar fare nga kjo botë, por PS-ja dhe aleatja e saj e afërt PSD kanë arritur tëregjistrojnë rreth 800 mijë vota nëdy palë zgjedhjet e fundit. Ndërsa PD-ja dhe satelitet e saj të vogla as nuk i janë afruar 700 mijë votave.

Duke e patur rekordin 740 mijë vota në të shkuarën, është e vështirë të garosh përballë një kundërshtari merekordin 1 milion vota, nëse të gjithë votuesit e derisotëm nuk i ke me vete. Koalicionit të djathtëdo t’i duhen ata, plus edhe nja 150 mijë të tjerë…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do përplaset me SHBA, Kim mesazh të fortë ditën e parë të parlamentit"

Analisti Zaloshnja: Basha mes dy zjarreve, demokratët e duan Berishën, s’ka forcë ta përjashtojë!