MENU
klinika

Prej kohësh larg Familjes Mbretërore

A do të rikthehet Meghan Markle në Angli?

28.09.2021 - 11:35

Meghan Markle do të shmangë paraqitjen në Mbretërinë e Bashkuar derisa gjakrat me Familjen Mbretërore të qetësohen.

“Nuk jam i sigurt që Meghan do të vijë sërish në Britani. Ajo nuk është e mirëpritur tani”, tha një burim i afërt.

Përsa i përket Dukës së Sussex, ai ka të ngjarë se do të kthehet për “Platinum Jubilee” të Mbretëreshës Elizabeth II ku do të ketë festime për 70 vitet e mbretëreshës në fron.

“Por ju duhet të keni parasysh se brenda disa muajsh do të dalë me një libër … Do të jetë mjaft e vështirë”, vuri në dukje burimi.

Nga ana tjetër, ai parashikoi që drama mbretërore në vazhdim do të mbahet e fshehur për hir të mbretëreshës.

“Fokusi nuk duhet të jetë nëse Meghan është e lumtur apo jo, apo nëse Harry nuk ka raporte të mira me të vëllanë, Princin William. Mbretëresha meriton më shumë se kaq”, shtoi burimi.

Ndërkohë kunatat, Meghan Markle dhe Kate Middleton kanë lënë në të shkuarën të gjitha mëritë dhe keqkuptimet që kanë pasur më herët dhe kanë vendosur që të pajtohen.

Më herët, një burim tha për prestigjiozen “US Weekly” se Meghan dhe Kate po shkojnë shumë mirë dhe kanë komunikuar gjatë me njëra-tjetrën kohët e fundit.

Kujtojmë se Harry dhe Meghan u tërhoqën nga detyrat mbretërore në mars të vitit që lamë pas. Aktualisht ata jetojnë në Kaliforni dhe kanë bashkë dy fëmijë: Archie dhe Lilibet.