Së fundmi, duke folur me gazetarët pas një ngjarjeje me shkrimtaren nigeriane Chimamanda Ngozi Adichie në Düsseldorf të mërkurën, Kancelarja gjermane Angela Merkel foli për perspektivën e saj të re mbi feminizmin.
Në thelb, bëhet fjalë për faktin se burrat dhe gratë janë të barabartë, në kuptimin e pjesëmarrjes në shoqëri dhe në jetë në përgjithësi. Dhe në këtë kuptim mund të them: Po, unë jam feministe. Ne të gjithë duhet të jemi feministë!
Kjo deklaratë i dha përgjigjjen e shumëkërkuar edhe në samitin e Grave20 në Berlin, në 2017, kur Merkel u pyet drejtpërdrejt nëse ajo ishte feministe. Në atë rast, Merkel nuk iu përgjigj pyetjes drejtpërdrejt, duke shkaktuar kritika dhe zhgënjim nga shumë njerëz.
Në ngjarjen e së mërkurës, kancelarja e parë femër e Gjermanisë ishte më e sinqertë dhe pranoi qasjen e saj ngurruese në të kaluarën.
Tani është më e menduar. Dhe në këtë kuptim, mund të them që të gjithë ne duhet të jemi feministë.
Komenti i saj nxiti një duartrokitje nga auditori, si dhe miratimin entuziast nga Adichie, libri i të cilit në TEDx 2012 “Ne duhet të jemi të gjithë feministë”, është cilësuar si një tekst themeli i feminizmit të shekullit 21.
Së fundmi, Merkel pritet të vizitojë javën e ardhshme më, 13 dhe 14 shtator, Beogradin dhe Tiranën. Merkel pritet të vizitojë Shqipërinë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit.