MENU
klinika

Do të bëjë namin sërish!

Adele po rikthehet në muzikë në periudhën më të bukur të vitit!

19.09.2021 - 12:44

Pas katër vitesh mungesë, Adele do të bëjë një rikthim të mrekullueshëm në kohën e Krishtëlindjeve, pasi ka përgatitur albumin e saj të katërt, si dhe do të mbajë një koncert televiziv në Las Vegas.

Ky koncert do të shënojë shfaqjen e parë live të 33-vjeçares pas katër viteve pauzë, pas turneut të saj rekord në stadium i cili përfundoi në vitin 2017.

Këngëtarja dhe menaxheri i saj kanë qenë në bisedime me ‘BBC America’ për ta transmetuar atë në të gjithë botën. Kjo do të jetë një nga shfaqjet e pakta si pjesë e turneut të saj promovues.

Momentalisht, Adele po shijon lidhjen e saj me Rich Paul. Në shtator, një mik i çiftit deklaroi se romanca e tyre po “bëhet më serioze”.

Çifti konfirmoi romancën e tyre muajin e kaluar pasi u panë në një darkë, pasi dolën në publik në korrik, kur u ulën në fushë në ndeshjen e pestë të Finaleve të NBA në Phoenix, Arizona.

Adele përfundoi divorcin e saj nga Simon në muajin mars dhe çifti ndan kujdestarinë e djalit të saj Angelo, tetë vjeçar. Tashmë, këngëtarja s’e fsheh më partnerin e rri dhe ai është prezent edhe në fotot e saj në rrjete sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Listën e kryeson Adele

Sa është pasuria e Rita Orës?