MENU
klinika

Spartak Ngjela

Afganët, talebanët, gratë dhe historia

09.09.2021 - 18:12

Nga Spartak Ngjela

Çfarë është çështja Taleban, është një rast historik, është një fenomen, apo është një histori që përsëritet në mënyrë periodike që nga lindja e qytetërimit?

Historia përsërit vetveten.

Kjo tani nuk është më fare një mendim poetik, por thjesht një e vërtetë e aprovuar nga historia si rrjedhë ngjarjesh.

Pikërisht kjo e vertetë, e cila e ka mbushur historinë, nuk është më një fenomen i kontrolluar që në lindje të tij, por një fenomen që mposhtet me politikë të hollë.

Në fakt talebanizmi është patologji e ngritur në sistem, kundër qytetërimit perëndimor.

Ku kapet kjo më qartësisht si provë?

Prova më e qartë është qëndrimi ndaj femrës, vajzës dhe gruas.

Dhe kjo nuk është një ngjarje e re. E gjithë bota islame e Lindjes së Mesme, kush më shumë e kush më pak, e quan degjenerim qytetërimin perëndimor.

Kështu e quajti edhe stalinizmi; dhe po kështu e quajti edhe nazizmi, por këto dy lëvizje të antiqytetërimit perëndimor, nuk i lejojë arti, letërsia dhe teatri, që të kishin unitet të brendshëm; madje, duke e lënë Luftën e Dytë Botërore mënjanë: këto dy lëvizje të gjata të patologjisë njerëzore, i shkatërroi shpirti poetik me artin dhe letërsinë brenda në kështjellën e Moskës dhe të Berlinit.

Por, a do të mundet arti: piktura, muzika dhe letërsia moderne ta mposhtë nga brenda patologjinë kriminale të talebanizmit në Afganistan?

Kjo do të varet shumë nga veprimtaria artistike dhe intelektualisht e iluminuar e njerëzve të qytetëruar me Perëndimin, të cilët u larguan nga Kabuli  përdrejt Evropës.