MENU
klinika

"S’kemi çfarë fshehim"

Albin Kurti pro hapjes së arkivave të UÇK-së

13.09.2021 - 11:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkrahur idenë që të hapen arkivat e UÇK-së.

Kurti u shpreh se me hapjen e arkivave të UÇK-së do të ndihmohej të gjendeshin të pagjeturit.

“Ne i kemi arkivat e shtetit tonë të cilat i përfshijnë ato gjatë luftës të UÇK-së dhe ne jeni shumë transparentë, mirëpo neve na duhet ta zbardhim fatin e të të pagjeturve, e për këtë ne duhet të hapim arkivat në Beograd sepse vrasjet e varrosjet e masakrave e më pastaj zhvarrosjet nuk janë bërë nga qytetarët serb por nga shteti i Serbisë në mënyrë të organizuara, e që janë në arkivat e Serbisë që duhet të hapen një orë e më parë”, tha ai.

Kurti ka thënë se shteti i Kosovës nuk ka çfarë të fsheh, pasi sipas tij, nga përfundimi i luftës, Kosova ka qenë nën administrimin e ndërkombëtarëve.

“Kosova siç e dini që nga viti 1999 e këndej, kemi qenë nën administrim ndërkombëtar, pra vend më transparent e më të hapur se Kosova nuk ka, e ajo që duhet të hapet është Serbia, sepse në katër luftëra që Serbia i ka bërë, gjenocidi që i ka bërë në Bosnjë e Kosovë, duhet të zbardhet e vërteta, që të dihen urdhërdhënësit”, tha Kurti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Me Shqipërinë do bëj marrëveshje jo për..."

Albin Kurti flet për bashkimin Kombëtar

Deputeti i Vetëvendosjes akuzon

‘Thaçi po ia shet Kosovën Serbisë’