MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Armando Sadiku bëhet baba për herë të parë

29.09.2021 - 18:48

Armando Sadiku ka prezantuar sot për fansat e tij ”golin e jetës”. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare është bërë baba për herë të parë dhe këtë lajm të lumtur e ka ndarë me mbështetësit e tij në rrjetet sociale.

Klubi spanjoll i Las Palmas ku ai aktivizohet në këtë sezon, ka shpërndarë një foto të familjes Sadiku, duke njoftuar tifozët se sulmuesi dhe bashkëshortja e tij, Elona, janë bërë sot prindër për herë të parë, pasi ka ardhur në jetë djali i çiftit i cili do të mbajë emrin Luis.

Një arsye për të festuar për sulmuesin kuqezi, i cili në periudhën e fundit nuk ka qene edhe aq shumë me fat në fushën e lojës, teksa është ende duke u ambientuar me skuadrën e Las Palmas.