MENU
klinika

Berisha e akuzoi për pakte me kryeministrin pas përjashtimit

Basha flet pas seancës në Kuvend: PD nuk i njeh zgjedhjet, Edi Rama është i vetmi armik

10.09.2021 - 11:13

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar pas seancës në Kuvend se i vetmi armik është Edi Rama.

” Shqipëria, shqiptarët, demokracia e shqiptarëve, e ardhmja e tyre, ka një dhe vetëm një armik, Edi Ramën dhe regjimin e dalë nga zgjedhjet e vjedhura, të cilat PD nuk i njeh.”- ka folur shkurt Basha teksa po shkonte drejt selisë së demokratëve.

Ai është pyetur nga gazetarët nëse ka pasur presione për përjashtimin e Berishës ndaj grupi parlamentar i PD.
Ky i fundit ka hedhur një sërë akuzash në dy ditët e fundit mbi një marrëveshje të mundshme Basha-Rama për përjashtimin e tij nga grupi i PD.

Ditën e djeshme, Lulzim Basha njoftoi vendimin e tij si kryetar për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, Sali Berishën derisa zgjidhte pozicionin me DASH pas shpalljes ‘non grata’.

 

 

Menjëherë Berisha e kundërshtoi vendimin e Bashës duke e akuzuar këtë të fundit për pakte me Edi Ramën dhe se ka qenë i detyruar pasi është kërcënuar me sanksione. Sot Berisha pavarësisht këtij vendimi shkoi dhe u paraqit në Kuvend, por si deputet i pavarur edhe pse pretendon se është anëtar i grupit parlamentar të PD.