MENU
klinika

Serbia kërcënon Kosovën me luftë

Bild: Rrezik për përplasje mes aleatëve të Rusisë dhe NATO-s

27.09.2021 - 16:02

Media gjermane Bild e konsideron serioz kërcënimin e Serbisë për Kosovën e cila i ka dhënë një ultimatum 24-orësh NATO-s. Në faqen e parë të Bild shkruhetSerbia e kërcënon Kosovën me luftë, ultimatum 24-orësh për NATO-n.

Ajo i referohet tensioneve në kufi në lidhje me çështjen e reciprocitetit për targat mes Serbisë në Kosovës duke theksuar se kjo mund të shndërrohet në një konflikt të armatosur mes atyre që cilësohen si aleatët e Rusisë në Beograd dhe qeverisë së mbrojtur nga NATO në Prishtinë.

Të dielën në mbrëmje Serbia vuri në gatishmëri një pjesë të ushtrisë së saj. Shkak i tensioneve është bërë fakti që prej mesit të shatorit, serbëve që futen në Kosovë u është dashur të ndërrojnë targat e tyre me të përkohshme kosovare.

Serbët e Kosovës po bllokojnë dy rrugë të rëndësishme për në Mitrovicë, qytetin më të madh të pakicës serbe në Kosovë. Dikush mund të mendojë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar por në Beograd i cili ka edhe mbështetjen e Moskës gjërat shihen ndryshe. Ushtria ka disa ditë që lëviz tanket në kufi me Kosovën duke folur për një provokim nga Kosova. m.v/abcnews.al