MENU
klinika

“Gjithmonë është dikush që merr vëmendje...”

Dafina më realiste se kurrë në këngën e re

15.09.2021 - 11:33

Albumi i ri i Dafinës po merr gjithë vëmendjen, jo vetëm nga fansat e zjarrtë të saj, por dhe më gjerë.
“Dafinë moj” është albumi i saj më i ri, ku pak nga pak Dafina po lançon këngët e tij, të cilat deri tani kanë pasur sukses të jashtëzakonshëm.

Ajo para disa orësh lançoi këngën e saj më të re të titulluar Karma.

“Kënga ime e re sapo doli…Lajmëroje një mik”,- shkroi ajo në rrjetin social Instagram.

“Kur jeton mirë dun me t’pas shoqe, kur jeta o’vështir s’dun me të pa nëpër qoshe.
Marre mos të vjen për atë që e bone, marre le të vjen nëse u dorëzove
Se sa herë kane dasht me më me m’fshi me vija
Veç ma shumë mu, mu ka rrit dëshira,Edhe nëse keq ti mu m’mban
Prapë unë jam më e mira
E njejtë, hala e njejtë. Gjithmonë është dikush që merr vëmendjen tu thon diçka keq
E ti mos u prek,njeki ondrrat e tuja kur emri Karma ka me ti kthy krejt”,- thuhet në tekstin e saj.

Dafina kohët e fundit po nxjerr në treg këngë inspiruese.
Kujtojmë se ky album mezi po pritet, aq sa një fanse ka gdhendur në trup titullin e albumit të ri të Dafina Zeqirit, “Dafinë Moj”. Në pjesën e shtyllës kurrizore ajo ka bërë tatuazh titullin e albumit dhe sipër tij një kurorë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sa vjeçe mbush Arilena Ara?

Sot është vajza e ditëlindjes!