MENU
klinika

Tensionet Kosovë-Serbi

DASH ia bën të qartë Vjosa Osmanit: Rrezikuat sigurinë kombëtare në veri!

27.09.2021 - 20:17

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar për situatën në veri, duke shprehur qëndrimin e tyre kundër për reciprocitetin për targat e automjeteve me Serbinë, si dhe me dërgimin e forcave speciale në veri të vendit.

Këto reagime të DASH janë transmetuar edhe presidentes Vjosa Osmani, ku theksohet pakënaqësia me mënyrën se si institucionet e Kosovës e kanë organizuar aksionin në veri.

Sipas DASH me këtë veprim është rrezikuar siguria kombëtare e Kosovës.