MENU
klinika

Historia e Richard Eckersley

Dikur luante me CR7, sot mjel lopët e shet qumësht

28.09.2021 - 16:57

“Kur mësova se Cristiano Ronaldo u rikthye te Manchester United, për mua ishte sikur të kthehesha pas në kohë. Herën e fundit isha edhe unë. Stërvitesha me të”, tregon ish-mbrojtësi i djathtë Richard Eckersley për “The Athletic”.

Richard Eckersley ndante dhomën e zhveshjes me sulmuesin portugez, por me të varur këpucët në gozhdë, ai u shkëput 100% nga futbolli. Sot prodhon qumësht dhe thotë se jeton më mirë sesa CR7. Ai u tërhoq 6 vite më parë, në moshën 32- vjeçare.

“Sot bëj mjelësin dhe merrem me pjesën e shitjeve, ndërsa ai luan ende futboll. Çmenduri, por ai i përket një bote tjetër që nuk është e imja. Dhe as do ta ndërroja. Përkundrazi, jam shumë i lumtur sepse mendoj se kam kontrollin total të jetës sime”, – tregon lojtari, i cili mbërriti në skuadrën e parë të United në vitin 2009.

Por Richard Eckersley nuk la gjurmë. Pas disa sezonesh, në 2015-ën, luajti ndeshjen e fundit të tij me Oldham kundër Doncaster. U dëmtua në minutën e 71-të dhe nuk luajti më.

“Oldham nuk kishte as para dhe as ambicie. Në të njëjtën kohë isha martuar, kishim një fëmijë dhe i thashë gruas se doja ta lija futbollin. Ishte një çlirim. Kisha mjaftueshëm para mënjanë për të tentuar të bëja diçka të ndryshme.

Kemi shtëpinë tonë, kopshtin tonë, ushqimin tonë. Në qytezën tonë jemi rreth 40 familje dhe jetojmë në një qytet pa rrugë. Gjithçka këtu vjen nga toka jonë biologjike, është 100% bio. Ne prodhojmë rreth 25 mijë litra qumësht në muaj” – rrëfen Richard Eckersley.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN