MENU
klinika

Ish-presidenti i SHBA

Donald Trump, komentator në sfidën e Holyfield

08.09.2021 - 14:52

Dueli i peshës së rëndë në boks mes legjendës së boksit Evander Holyfield dhe brazilianit të MMA-së, Vitor Belfort, që do të zhvillohet më 11 shtator në Florida, do të komentohet “live” për fansat nga ish-presidenti i Amerikës, Donald Trump.

Në krah të tij do të jetë djali Donald Trump Jr, që gjithashtu do të mbështesë të atin në këtë koment. Një zgjedhje unike kjo e organizatorëve të kësaj sfide “show”.

Edhe Belfort është një personazh i njohur i kafazit, ish-kampion bote në peshën “light heavyweight”, ndërkohë që ka dueluar edhe në peshën e rëndë. Belfort është 44 vjeç, ndërsa Holyfield 58 vjeç, një duel “shoë” që pritet të dhurojë spektakël dhe emocione nën komentin e Trump.