MENU
klinika

Megaoperacioni në Spanjë/ "Do e paralizojmë këtë grup kriminal shqiptar"

Drejtori i Policisë Ardi Veliu paralajmëron konfiskime pasurish

01.09.2021 - 11:58

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu tha se grupi i rrezikshëm kriminal shqiptar që u godit në operacionin e përbashkët të koduar “DOBRA”, do të vijojë të hetohet edhe në Shqipëri. Veliu paralajmëroi konfiskime pasurish që mund të jenë krijuar me përfitimet e këtij aktiviteti kriminal në krimin e organizuar në fushën e drogës.

Gjatë konferencës për shtyp në Madrid, Spanjë, për prezantimin e rezultateve të megaoperacionit në kuadër të të cilit u arrestuan 107 persona të dyshuar, Veliu tha se Shqipëria ka ndihmuar në zhvillimin e tij edhe me oficerë policie.

“Ne s’do mjaftohemi vetëm me ndalimin e operacionit në këtë stad, por do vijojmë në vendin tonë duke identifikuar dhe investiguar të gjitha pronat që mund të kenë ardhur si rezultat i aktivitetit kriminal për të gjithë shtetasit e përfshirë.

Sepse duke goditur dhe në pjesën ekonomike i japim goditje shumë të fortë këtij grupi kriminal duke e paralizuar atë”, tha Veliu.

Gjatë këtij megaoperacioni u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25.000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68.760 euro etj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN