MENU
klinika

Shpikja

Facebook nxjerr në treg syzet me të cilat dëgjoni muzikë dhe bëni fotografi

11.09.2021 - 07:57

Facebook ka lancuar syzet inteligjente, të cilat iu lejojnë përdoruesve të dëgjojnë muzikë, t’u përgjigjen telefonatave, të bëjnë fotografi dhe video si dhe t’i ndajnë me përdoruesit e tjerë. Të quajtura “Ray-Ban Stories”, syzet vijnë në 20 stile të ndryshme dhe kushtojnë 299 dollarë.

Syzet kanë dy kamera, dy altoparlantë të vegjël, tre mikrofona dhe një mikroprocesor Snapdragon. Përdoruesit mund të regjistrojnë video deri në 30 sekonda duke përdorur butonin përkatës ose duke përdorur një komandë zanore. Një dritë LED e bardhë që ndizet në syze tregon kur kamera është aktive.

Ata mund të ruajnë qindra fotografi dhe video në Ray-Ban Stories dhe t’i transferojnë në telefon përmes aplikacionit Facebook View. Aplikacioni bën të lehtë kalimin e përmbajtjes në aplikacione të tjera në telefon si Facebook, Instagram, WhatsApp, Messenger, Twitter, TikTok dhe Snapchat.