MENU
klinika

Varianti “Mu”, jo kërcënues për SHBA

Fauci: Po i kushtojmë vëmendje. Jo i rrezikshëm për momentin

03.09.2021 - 13:59

Varianti i ri i Covid-19 “Mu”, nuk përbën një kërcënim për Shtetet e Bashkuara, sipas këshilluesit të lartë mjekësorë të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci. “Po i kushtojmë vëmendje dhe po e marrin seriozisht, por nuk e konsiderojmë si kërcënim për momentin”- tha ai. Variani Mu, i njohur nga shkencëtarët si B.1.621, është shtuar tek lista e varianteve të “interesit” të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në nisje të javës.

Fauci tha se varianti ka disa mutacione që sugjeron se mund t’i shpëtojë disa antitrupave, jo vetëm atyre monoklonalë, por edhe antitrupave të nxitur nga vaksina. Megjithatë, ai shtoi se nuk ka shumë të dhëna klinike që e sugjerojnë atë. Edhe pse vaksinat e Covid-19 janë krijuar për variantin origjinal, ato janë tejet efektive kundër varianteve të tjera, përfshirë atij Delta.

Delta ka qenë variant i interesit i OBSH deri sa u riklasifikua në muajin Maj, pasi studimet treguan se mund të përhapet shumë më shpejtë se versionet e tjera. Delta është fajësuar për shumë vatra në të gjithë Botën, përfshirë në SHBA, ku është mbizotëruese me mbi 99% të infeksioneve të reja. Fauci tha se varianti Mu është shumë larg të qenit mbizotërues në SHBA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Dha efekt kundër COVID-19"/ Doktori amerikan Fauci

“Pres aprovimin e qeverisë për përdorimin urgjent të Remdesivirit”