MENU
klinika

Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar

Gjekmarkaj: Basha dhe PD nuk kishin mundësi tjetër!

13.09.2021 - 12:41

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj në një prononcim për mediat nga selia blu kam komentuar vendimin e kryedemokratit, Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën.

Sipas Gjekmarkajt, Basha dhe PD nuk kishin rrugë tjetër dhe ky ishte shtegu i vetëm për të kaluar.

“Basha dhe PD nuk kishin mundësi tjetër, dukej se ishte shtegu i vetëm për të kaluar”, tha Gjekmarkaj.

I pyetur për akuzat që Berisha i adresoi udhëheqësit demokrat se ky vendim ishte antistatutor dhe antiligjor, Gjekmarkaj tha se ‘beteja për statutin’ nuk janë të kalibrit të Berishës.

“Berisha është personalitet i madh politik, betejat për statut që mund të bëjë Berisha s’janë të kalibrit të tij, janë beteja të vogla”, u shpreh Gjekmarkaj.