MENU
klinika

Boks

Holyfield humb sfidën e rikthimit me nokaut teknik

12.09.2021 - 13:29

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda në boks, Evander Holyfield, është rikthyer në ring në moshën 58-vjeçare. Natyrisht, bëhej fjalë për një ndeshje me pak raunde dhe më tepër për shoë, por gjithsesi, rivali më i ri nuk ia kurseu grushtet dhe fitoi.

Holyfield nuk është pajtuar me vendimin e gjyqtarit për nokaut teknik në disfatën e tij kundër Vitor Belfort, duke thënë se nuk ishte lënduar nga goditjet e ish-yllit të UFC-së. Holyfield pësoi një humbje të shpejtë në rundin e parë në duelin e zhvilluar në Florida.

Rikthimi i Holyfield në ring pas shumë vitesh zgjati vetëm tri minuta, pasi Belfort e rrëzoi në dysheme atë para se gjyqtari ta ndërpriste duelin.

“E vërteta është se asnjë goditje nuk më lëndoi mua shumë. Ai ishte i fortë dhe ishte një goditje që ma humbi baraspeshën. Nuk jam i lënduar. Mendoj se ishte vendim i gabuar. Gjyqtari nuk duhej ta ndërpriste duelin. Ai ishte i fortë, por nuk dihej fundi…” – u shpreh Holyfield.