MENU
klinika

Nafta e mbyll javën në rritje

Investitorët presin të dhënat mbi punësimin në SHBA

03.09.2021 - 13:42

Nafta po shfaqet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas fitimeve me mbi 2% në sesionin e kaluar. Investitorët po presin të dhënat mbi punësimin për gushtin në SHBA, që pritet të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme.

Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e fundit të javës, pas fitimeve të konsiderueshme një ditë më parë, për shkak të dollarit të dobët dhe rënies së rezervave në SHBA. Ndërkohë, investitorët janë në pritje të të dhënave mbi punësimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për gushtin, që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme, të cilat do të jenë përcaktuese për ecurinë e çmimeve.

Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 70 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 73 dollarë për fuçi. Të dy bençmarkët fituan mbi 2% të vlerës në sesionin e kaluar. Rritja gjatë kësaj jave është bazuar kryesisht te dobësimi i dollarit amerikan, që e bën naftën më të lirë për zotëruesit e monedhave të tjera, dhe nga uragani Ida.

Ndërkohë, tregut amerikan i mungojnë ende 1.7 milionë fuçi naftë në ditë, si pasojë e dëmeve që shkaktoi uragani Ida në Gjirin e Meksikës, ndërsa rafineritë po punojnë për t’u rikthyer në normalitet. Tashmë, në fokus të investitorëve do të jetë kërkesa, pasi OPEC+ vendosi këtë javë të rrisë prodhimin me 400 mijë fuçi në ditë, çdo muaj, deri në dhjetor, në një kohë që infektimet me Covid-19 në shumë vende të botës vijojnë të rriten.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Russian Today/ Çfarë përgjigje japin analistët e Bankës së Amerikës?

A mund të arrijë nafta në 100 dollarë për fuçi?

"Çdo ditë mund të vdesin mbi 300 mijë njerëz"

Alarmi i ekspertëve mbi ekonominë

Nga Russian Today/ Çfarë po ndodh me Mbretërinë?

Arabia Saudite, prag të humbjes së kontrollit në tregjet e naftës?