MENU
klinika

Po punojnë për këtë

iPhone-t e ardhshëm do të jenë në gjendje të zbulojnë depresionin

23.09.2021 - 07:10

Apple po punon për një veçori të re për iPhone qe do të zbulojë gjendje të shëndetit mendor si depresioni, stresi dhe ankthi tek përdoruesit. Sipas Wall Street Journal, Apple mund të përdorë të dhëna që përfshijnë gjumin, lëvizshmërinë, aktivitetet fizike dhe mënyrën se si përdoruesit shkruajnë për të përcaktuar gjendjen e tyre mendore.

Për këtë, thuhet se gjiganti i teknologjisë po punon me Universitetin e Kalifornisë dhe kompaninë farmaceutike Biogen. Universiteti i Kalifornisë po studion stresin, ankthin dhe depresionin me të dhënat e Apple Watch dhe iPhone për 3,000 përdorues të cilët kanë dalë vullnetarë për t’u ndjekur në studim.

Sfida është krijimi i algoritmeve që janë mjaft të besueshëm për të diagnostikuar me saktësi kushtet specifike. Një projekt si ky, i cili përdor të dhënat e përdoruesve, do të ngrejë shqetësime për privatësinë. Sidoqoftë, thuhet se kompania po punon në një algoritëm që punon në iPhone në modalitetin offline dhe nuk i dërgon të dhënat në serverët Apple.