MENU
klinika

Për të gjithë kuriozët

Ju njohim me konkurrenten e radhës së “Big Brother VIP”

17.09.2021 - 10:22

Që në momentin e parë që u përfol se ky “reality show” do të kthehej në ekran nisën aludimet e shumta se kush mund të jenë personazhet e përzgjedhur për të marrë pjesë, por asnjë emër akoma nuk është konfirmuar nga stafi i programit.

Më herët, faqja zyrtare e “Big Brother VIP” publikoi disa video ku shfaqej konkurrentja e parë që do të jetë pjesë e këtij “reality show”, por pa ia zbuluar portretin.

“Këmbët e gjata, faqebardhë. Apo si është ajo shprehja? BBV, së shpejti”

Që nga publikimi i këtyre imazheve, fansat e BBV kanë nisur dyshimet dhe aludimet se kush mund të jetë goca e videove. Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” kanë bërë me dije më herët se konkurrentja e parë e këtij “reality show” është Sheila Haxhiraj.

Por e gjeni dot se cila do të jetë konkurrentja tjetër e “Big Brother VIP”?

Me shumë mundësi nuk ju ka shkuar mendja ndonjëherë për këtë emër, por burime ekskluzive për “Iconstyle.al” kanë bërë të ditur se konkurrentja e radhës e këtij “reality show” do të jetë artisja e njohur shqiptare, Albërije Hadërgjonaj.

Mesa duket na presin shumë surpriza nga ky program dhe ne jemi gjithë sy e veshë për detajet e tjera.

Përsa i përket datës së nisjes së “BBV” burime ekskluzive për “Iconstyle.al” kanë bërë me dije më herët se data 1 tetor do të shënojë fillimin e programit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kush është prostituta këtu”!

Albërija ndërpret kontratën me kompaninë e njohur

Çudit këngëtarja shqiptare me deklaratën

“Koronavirusin e hodhën me aeroplanë”