E enjte. Kuvendi i Shqipërisë, pas seancës së radhës. Deputetët, burra dhe gra, shihen grupe-grupe dhe me veshje… serioze, në oborrin e godinës parlamentare.
Paparacëve të LSA, nuk u ka shpëtuar asnjë për be, deri te biçikleta e sekretarit organizativ të PS-së, Bledi Klosi… Ndërkohë, mazhoranca ka propozuar, duke qenë ende në situatë pandemike, që punimet në komisione të zhvillohen online.
Mirëpo të këtij mendimi, nuk janë (si zakonisht!) deputetët e opozitës, të cilët, nga ana e tyre kërkuan që, sesionet të zhvillohen në godinat fizike, në përputhje kjo, sipas tyre, me Kushtetutën…
Ndërkohë, pamjet ”panoramike” sikur sfumojnë, apo edhe fshehin realitetin shqiptar…