MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kur duhet një eko abdominale (barku)?

24.09.2021 - 09:56

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kur duhet një eko abdominale (barku)?

Mjeku: Eko abdominale është një ekzaminim i zakonshëm për të vlerësuar zhvillimin e fëmijës përgjatë shtatzënisë. Ky lloj ekzaminimi quhet eko prenatale.

Por eko abdominale gjen përdorim në shumë gjendje shëndetësore. Ky ekzaminim na ndihmon në diagnostikimin e:

– Gurëve në veshka
– Gurëve të fshikëzës urinare
– Zmadhim të shpretkës
– Gurëve në tëmth
– Kolecistitin (inflamacion i tëmthit)
– Pankreatitin (inflamacion i pankreasit)
– Kancer
– Sëmundje të mëlçisë
– Anuerizma e aortës abdominale

A ka eko efekte anësore?

Po. Eko është një ekzaminim imazherik i sigurt. Ndryshe nga grafia, eko nuk përdor rrezatim jonizues për të përftuar imazhet. Ekzaminimi ekografik nuk ka efekte anësore.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.