Kryeministri Edi Rama ka publikuar emrat e ministrave të rinj të qeverisë së tretë radhazi të socialistëve.
Kështu Arben Ahmetaj do të vijojë të jetë ministër Rindërtimi dhe krahas saj do të jetë edhe në detyrën e zv/ kryeministrit. Olta Xhaçka, Niko Peleshi, Bledi Çuçi, Belinda Balluku, Evis Kushi, Ogerta Manastirliu, Elva Margariti, Elisa Spiropali do vijojnë të qëndrojnë në krye të dikastereve të mandatit të shkuar.
Surprizë është Delinda Ibrahmaj në krye të Financave dhe Ekonomisë, Ulsi Manja në krye të Drejtësisë , Frida Krifca në krye të ministrisë së Bujqësisë. Ky mandat do të ketë katër ministri shteti.
Kryeministri Rama publikoi emrat e ministrave të rinj të qeverisë. Ata do të jenë:
Kryeministër, Edi Rama
Zv.Kryeministër, Arben Ahmetaj
Niko Peleshi, ministria e Mbrojtjes
Olta Xhaçka minister e jashtëm
Ulsi Manja, ministër Drejtësie
Bledi Çuçi, ministër i Brendshëm
Delinda Ibrahimi, minister e Financave
Belinda Balluku, ministre e Instrastrukturës
Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë
Evis Kushi, ministre e Arsimit
Frida Krifca, ministre e Bujqësisë
Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit
Elva Margariti, ministre e Kulturës
Elisa Spiropali, ministre Shteti
Edona Bilali, ministre Shteti
Bora Muzhaqi, ministre Shteti
Milva Ekonomi, ministre Shteti