Piktor, skulptor, punues qeramike, projektues grafik, poet e dramaturg, publicist dhe kumtues. Pablo Picasso la gjurmë me sprovat kurajoze dhe ndryshesat çapërluese dhe transformuese. Me çfarë nuk i mbushi të 91 vitet, deri më 8 prill 1973, kur artisti u shua.
“Kur isha fëmijë, dëshiroja të pikturoja si të rriturit. Tani kur jam rritur e madje, edhe moshuar, dëshiroj të pikturoj si fëmijë”, – është kjo perifrazë shkëputur nga ligjërimet e piktorit të madh, njëherazi, një nga filozofitë e krijimit dhe përjetimit.
Puna e këtij artisit pa kohë dhe shumëdimensional, bazohej mbi ndjeshmërinë, vullnetin, dëshirën, forcë dhe hapësirën, që i veshi këtij dimensioni prej nga erdhi kumtimi krijues.
Rreth 15 000 piktura, vizatime, grafika, plastika dhe qeramika, dëshmojnë jo dhe aq volumin e tij të jashtëzakonshëm, sesa vlerat shumëdimensionale, me të cilat, ai promovoi emrin dhe veprën e tij, duke qëmtuar kështu për të vendosur majën më të lartë.
Nëntë punime të tjera, nga gjeniu i shtohen muzeut që mban emrin e tij, në zemër të Parisit, ku gjendet gjithashtu edhe koleksioni më i rëndësishëm botëror i mjeshtrit.
Punimet iu dhuruan koleksionit, nga e bija, Maya.
Njëra nga pikturat, bardhezi, nga viti 1938, u paraqit në shtyp në prani të ministres franceze të Kulturës, Roselyne Bachelot dhe atij të Ekonomisë, Bruno Le Maire.
E titulluar “Fëmija me lëpirëse ulur nën karrige”, vepra kubiste përfaqëson me siguri, Majën të vogël, e fshehur nën mobilie, si për të shprehur një parandjenjë ogurzezë, atë të luftës botërore që ishte gati të shpërthente, siç shpjegohet edhe nga nipi i artistit, Olivier Widmaier Picasso.
Koleksioni përfshin gjashtë piktura dhe dy statuja, njëra prej të cilave, “Venus del Gas”, e krijuar nga Picasso në 1945 dhe një tjetër, polineziane, tipike për skulpturat antropomorfike të ishujve Marquesas. të shekullit XIX, që artisti e mbajti me xhelozi në studion e tij, së bashku me një libër skicash.
Më e hershmja nga pikturat e koleksionit është një portret klasik i babait të Picasso-s, “Don Jose Ruiz”, gjithashtu piktor, që daton më 1895.
Më e fundit, një vepër kubiste, “Kokë njeriu”, realizuar verën e vitit 1971.
Pranë saj është “Studio për një muzikante mandoline”, bardhezi në vaj, një portret i Emilie Marguerite Walter (e quajtur “Mémé”), vjehrra e Picasso-s, një vepër e realizuar në vaj dhe laps, në kanavacë.
Ndërsa, “El Bobo”, vepër në vaj, e frymëzuar nga Nano i Velasquez dhe i vitit 1959, si edhe një album që përfshin disa studime për “Déjeuner sur l’herbe”, e frymëzuar nga vepra e famshme nga Edouard Manet.
Nëntë veprat do të shfaqen për publikun. në prill 2022./Konica.al