MENU
klinika

Vepra shfaqet pas 20 vjetësh

“Dora Maar” e dashur dhe muzë e Pikasos

27.03.2019 - 14:08

Gjendet piktura e Pablo Pikasos e vjedhur 20 vjet më parë! Vepra, që është vlerësuar 25 milionë euro, ishte grabitur në një jaht në jug të Francës. Mësohet se piktura e humbur u gjet në Hollandë, falë punës kërkuese të një eksperti të famshëm për veprat e artit.

“Portreti i Dora Maar”, pikturë e vitit 1938, e njohur edhe si “Busti i gruas (Dora Maar)” përfaqëson një nga të dashurat dhe muzat e piktorit të famshëm spanjoll.

 

Tabloja, që ka qenë pjesë e koleksionit privat të piktorit deri në momentin e vdekjes së tij, u grabit në vitin 1999, në jahtin e një sheiku saudit, që ishte ankoruar pranë Kanës.

 

kolana e librave

Pas dy dekadave kërkimesh të pasuksesshme, vëzhguesit dhe koleksionistët e artit nuk kishin më shpresa për të rënë në gjurmët e kësaj kryevepre, – sipas BW.

Kjo, gjerkur Arthur Brand, i njohur ndryshe si Indiana Jones, për zbulimet e kryeveprave të artit, e gjeti atë pas një pune të gjatë kërkuese prej katër vjetësh.

Tashmë, “Busti i gruas“ e Pablo Pikasos, i është dorëzuar një kompanie sigurimi.