MENU
klinika

Nën hetim kryeplaku në Kurbin

Mbillnin drogë në fshat, arrestohen dy persona

21.09.2021 - 10:56

Dy persona që kultivonin lëndë narkotike në fshatin që banojnë në Kurbin, janë kapur nga policia.

Të arrestuarit janë 24-vjeçari me iniciale M.M. dhe 29-vjeçari me iniciale P.M.
Nën hetim është vënë dhe kryeplaku i fshatit Ferrë Trashë, Mamurras për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Ferrë Trashë, Mamurras, Kurbin, po kultivoheshin bimë narkotike, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
P. M., 29 vjeç dhe M. M., 24 vjeç, banues në Ferrë Trashë, Mamurras.

Këta shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në afërsi të banesës së tyre, në vendin e quajtur “Ferrë Trashë”, Njësia Administrative Mamurras, Kurbin.
Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 59 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Ferrë Trashë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzimi i krimit “.