Ish-presidenti Bamir Topi ka deklaron se Edi Rama është personi që ka kontrollin e të gjithë pushteteve, e kjo përgjegjësia bie edhe për mënyrën se si po sillet lideri i opozitës, Lulzim Basha.
Ai theksoi se në kohën kur ai përplasej ashpër me Berishën, disa të tjerë shkon e mbronin dhe ndërsa sot dalin dhe e mbrojnë.
“S’dua të merrem më me Sali Berishën! Nuk do të merrem me sensin e një historie kur unë jam përplasur në beteja të fort,a kam parë shumë njerëz ose kanë heshtur ose janë atashuar te Sali Berisha.
Shumë nga ata që janë në publik të nje debati që e dënojnë sot Berishën. Jam përplasur për parime e nuk kam çështje personale me Berishën”, tha Topi.
Sipas tij, më i interesuar që Berisha të jetë në Parlament është Edi Rama.
“Sot Berisha, pa asnjë meraku, ju e lidhni me 10 shtatorin dhe ai do të jetë në Parlament. Këtë mbrojtje ia ka dhënë vetëm pak orësh vetë PS, duke e nxjerrë nga sikleti i madh qoftë Sali Berishën e Lulzim Bashën.
Ju e keni informacionin se është prononcuar deputetja më e re e më vjetër në moshë, zonja Bozo. Ju mendoni se ajo është prononcuar vetë, por është zëri i PS.
Njeriu më interesuar se Berisha të jetë në Parlament është Edi Rama. Nëse PS do të ishte kundërt duhet të kishte minimumi”, tha Topi.
Sipas tij vendimin për të hyrë në Parlament, Berisha i merr vetë pa pasur nevojën e ndonjë këshille.
“Vendimet e veta të forta, është indipedent, nuk ka nevojë të pyesë dikë tjetër. A i intereson kjo mënyrë sjellje PS, sigurisht që po.
Mendoj se është gjetur një akord, në mënyrë të butë, fluide që në fund të dalë dikush, të dalë edhe një zë, atëherë zërat shuhen, e unë nuk kam vënë ndonjë në dyshim se ky njeriu do të shkojë ose jo në Parlament”, tha Topi.