MENU
klinika

“S’besoj se Berisha ka qëllim rikthimin në krye të PD”

Nazarko: Po krijon retorikë që e vendos në përplasje më të fuqishme me SHBA

22.09.2021 - 17:46

Analisti Mentor Nazarko ka komentuar situatën e fundit brenda Partisë Demokratike, ku pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar ka nisur një përplasje me kreun e PD, Lulzim Basha.

Në një intervistë për News24, Nazarko thotë se me këtë që po bën ish-kryeministri Berisha nuk ka për qëllim rikthimin në krye të PD.

Sipas tij, nëse Basha do të dijë ta menaxhojë mirë situatën, mund ta kthejë këtë moment përplasje në një fuqi të madhe.

“Ai po gjeneron një energji në bazë. Kjo energji, nëse s’do të përkthehej në një vendim forumi do të ishte në favor të Berishës, mirëpo Berisha po diskutohet kush është qëllimi i tij, të kthehet në krye të PD?

Nuk mendoj se ka atë qëllim. Në këtë mision ai ndiqet nga prapa, një lloj orteku, është një lëvizje që nuk është e kontrolluar, merr përpara çfarë të gjejë. Prapa Berishës ka shumë të fronit të Bashës, diçka që shton konfuzion brenda PD, vetëm nëse Basha do të dijë ta menaxhojë këtë situatë mund ta shndërroje këtë moment përplasje dhe energjie në një moment fuqie të madhe”, thotë Nazarko.

Nazarko analizon se me këtë nismë që po zhvillon Berisha, e vendos atë në një përplasje më të madhe me SHBA. Sipas tij, Basha ka të drejtë kur thotë se nuk dua të marr një vendim që të përplasë PD-në me SHBA.

“Berisha ka qenë një grup interesi që e kontrollonte PD. Në momentin që Basha mori një vendim të tillë doli kundër Bashës.

Ai është duke krijuar si di vetëm ai, një narativë që i shkon atij përshtat. Është duke krijuar një retorike që e vendos atë në përplasje me të fuqishme me SHBA. Në këtë kuptim Basha ka të drejtë kur thotë që unë nuk dua të marrë një vendim që të përplasë PD-në me SHBA.

Berisha në këtë rikthiim të tij, tregon se ka ligjërim, ruan karizëm, ruan ndikimin e vet tek baza. Ai ka një media të fuqishme, Basha nuk e ka, nuk i ka asnjë nga këto cilësi. Kjo është një përplasja interesante, por ne si interes publik na intereson që PD të shndërrohet në një parti lëvizje, të hapet, të përfaqësojë më shumë të djathtën. Kjo është leximi që i bëj urine kësaj përplasje”, u shpreh ndër të tjera Nazarko.