29.09.2021 - 07:58
Aldi Rama ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës disa orë pasi qëlloi veten në Lezhë. Ai vrau policin Saimir Hoxha dhe për 4 orë u arratis dhe i fshihej Policisë.
Ai në fund qëlloi veten dhe u transportua në Tiranë me plagë të mëdha në kokë dhe i intubuar.
Ditën e djeshme në Kune-Vain, tre policë shkuan për të asgjesuar një parcelë me 110 bimë kanabisi. Në kthim ata u ndeshën me një automjet të ndaluar. Nënkomisari Saimir Hoxha i kërkoi dokumentet 21-vjeçarit Aldi Rama, por ky i fundit refuzoi dhe e qëlloi me plumba në qafë e gjoks.
Polici ndërroi jetë rrugës për në spital, kurse Rama mori automjetin dhe u largua me shpejtësi.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Vrau efektivin gjatë detyrës
Policia gjen Aldi Ramën, 21-vjeçari dyshohet se ka vrarë veten
Emri/ Ndërron jetë polici i plagosur