MENU
klinika

Presidentja e KE mesazh para vizitës në Shqipëri

“Ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane”

28.09.2021 - 09:10

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen para vizitës në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ka dhënë një mesazh të qartë.

Me anë të një status në rrjetet sociale ajo shkruan se me vendet e Ballkanit Perëndimor, ndan një të ardhme të përbashkët evropiane.

“Sot filloj vizitën time në gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor përpara Samitit tonë javën e ardhshme. Mesazhi im është i qartë: ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane. Ne jemi duke e përgatitur atë tani. Duke kapërcyer COVID, së bashku. Duke investuar në mënyrë strategjike. Duke u dhënë mundësi të rinjve tanë”, shkruan Leyen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Takimi me Ramën dhe Metën, zbardhet axhenda

Integrimi në BE/ Presidentja e KE, Von der Leyen në Tiranë