MENU
klinika

Champions League, ndeshjet e para në grupe

Nis me surpriza, Young Boys përmbys golin e Ronaldos

14.09.2021 - 20:45

Startoi sezoni i ri i Champions League, me ndeshjet e para në grupe. Surprizë që në start, Young Boys përmbys 2-1 Manchester United. Ekipit anglez i kanë mjaftuar 14′ për të gjetur golin e avantazhit kundër Young Boys. Ishte Ronaldo shënoi për skuadrën e Solskjaer.

Merita më e madhe i shkon Fernandes, i cili ka dhënë një asist të mrekullueshëm. Ndeshja u vështorësua për Djajtë e Kuq, në 35’, sepse mbetën me dhjetë lojtarë, kur Ëan-Bissaka është ndëshkuar me të kuq pas një ndërhyrje të ashpër.

Vendasit besuan më shumë dhe në mesin e pjesës së dytë gjejnë golin e barazimit me Moumi Ngamaleu. Solskjaer guxon dhe zëvendëson Ronaldon, por nuk solli freski në sulm. Në fund Lingard gabon me një kthim të topit prapa dhe vendasit realizojnë për 2-1.

Edhe ndeshja tjetër Sevilla-Salzburg përfundoi 1-1. U dhanë plot katër penallti në 45 minutat e para, 3 për austriakët dhe një për spanjollët. Adeyemi gaboi nga pika e bardhë në të 13-ën.

Sucic shënoi në të 21-ën, por humbur penalltinë e tretë në të 37-ën. Skuadra e Lopetegui gjeti barazimin në minutën e 42-të me Rakitic, i cili ka shënuar gjithashtu me penallti. Kroati u tregua i saktë.

Në të dytën vendasit spanjollë mbetën me 10 vetë pas daljes me karton të kuq të En Nesyri në 50’. Miqtë patën një rast të artë në fund, por portieri vendas bën mrekullinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN