MENU
klinika

"Nëse nuk i ndërmerr këto hapa…"

Nishani: Opozita duhet të bëjë këto 2 lëvizje në Kuvend

15.09.2021 - 11:39

Ish-Presidenti Bujar Nishani përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se opozita duhet të paraqesë në Kuvend menjëherë 2 projektligje.

Postimi i plotë:

Opozita në Parlament duhet të paraqesë menjëherë 2 (dy) projekt-ligje !

1- Ligjin për Vetingun e politikanëve dhe konfiskimin e çdo pasurie të pajustifikuar prej tyre.

2- Ligjin për detyrimin e çdo deputeti, ministri, drejtuesi të institucioneve kushtetuese për të bërë publike deklaratën e pastërtisë së figurës marrë prej Komisionit të shqyrtimit të dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.

Por opozita mundet të kondicionojë çdo angazhim të saj në legjislacionin që kërkon edhe votat e saja, vetëm pas miratimit të këtyre ligjeve prej Parlamentit.

Opozita mundet ti ketë në agjendën e diskutimit të saj në çdo seancë parlamentare këto ligje themelore për kurimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri.

Nëse opozita nuk i ndërmerr këto hapa, ajo mbetet thjesht një fasadë e shëmtuar e rregjimit të masakrës elektorale !

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Skënder Minxhozi

Fitoi humbja!

Cilat ishin ato shqiptare

Gratë që drejtuan botën